Site icon Telegrafi

Filipçe: Karrigia e plazhit lehtë mund të zëvendësohet me krevat spitali

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në ‘Facebook’ bëri thirrje për respektim të masave dhe protokolleve.

Sipas tij karrigia e plazhit shumë lehtë mund të zëvendësohet me krevat spitali, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Karrigeja    në plazh lehtë zëvendësohet me krevat të spitalit. T’i respektojmë masat për mbrojtje nga Covid-19, ta ruajmë shëndetin tonë, por edhe shëndetin e prindërve tanë, gjyshërve dhe gjysheve, sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se kujdesi për më të afërmit tanë”, shkruan Filipçe.

Lexo po ashtu Regjistrohen 166 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ndryshe, gjatë ditës së sotme u regjistruan 166 raste të reja dhe katër vdekje./Telegrafi/

Exit mobile version