Sipas deputetit Venko Filipçe, ka segmente të paqarta në ndarjen e ministrive.
Pas kalimit të ligjit, deputeti Filipçe në Kuvend theksoi se ka segmente të paqarta rreth ndarjes së ministrive.
“Çështja kryesore është pse ky ligj ligj sistematik miratohet në procedurë të përshpejtuar. Mungon analiza e ministrive, segment shumë i rëndësishëm që do të caktojë se si do të funksionojë qeveria në të ardhmen”, tha Filipçe.
Sipas tij, Ministria e Ekonomisë po dobësohet dhe këto ligje nuk duhet të miratohen në procedurë përshpejtuar./Telegrafi/