Telegrafi

Filipçe jep detaje të reja për gjendjen shëndetësore të pacientëve me coronavirus

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për shtyp konfirmoi se sot janë regjistruar edhe 18 raste të reja me coronavirus. Sipas qyteteve: Shkupi (11), Prilep (4), Kumanovë (2), Tetovë (1). Kështu, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 që nga ora 12:00 sot është 219 persona.

Ministri tha se në vend ka tre pacientë të shëruar dhe tre persona që kanë ndërruar jetë.

Ai tha se në Klinikën Infektive janë shtrua 41 pacientë, shtatë prej të cilëve janë në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ai tha se në spitalin e lëkurës ende po bëhen testimet për coronaviurs për punonjësit shëndetësorë.

Ai konfirmoi se në Klinikën për Kardiologji ka një punonjës shëndetësorë me simptoma me coronavirus./Telegrafi/