Site icon Telegrafi

Filipçe: Interpelanca ndaj Gashit duhet të mbështetet

“Mendimi im personal është se duhet të mbështetet interpelanca për kryetarin e Kuvendit, sepse janë bërë shumë shkelje dhe ne opinioni kemi qenë ata që kemi njoftuar për ato gjëra. Jo vetëm ne, institucionet dolën dhe konstatuan shkelje të disa rregullave të sjelljes së zyrtarëve. Mirëpo, ky është vetëm qëndrimi im të cilin do ta mbroj dhe do ta prezantoj gjatë koordinimit të sotëm, por lejo që partia të marrë qëndrim zyrtar”, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Në pyetjen e një gazetari për takimin me ish-ministren e Kulturës Bisera Kostadinova Stojçevska dhe nëse konstatohen parregullsi do të kërkojë që ajo të largohet, kryetari i LSDM-së mendon se partia në pushtet duhet t’i japë të gjitha dokumentetinstitucioneve, e jo të bëjë PR partiak.

“Mendoj se është absolutisht e palejueshme që një parti në pushtet të përdorë një informacion të tillë dhe t’i shërbejë vetëm në konferenca për shtyp partiake. Është në një farë mënyre PR partiak, që nuk e di si u sjell dobi, me siguri ata e dinë. Duhet të intervenojnë dhe t’i ofrojnë të gjitha dokumentet që i kanë në institucione, të hapin procedura dhe nëse përcaktohet ndonjë përgjegjësi dhe përmes asaj përgjegjësie të ndërmerren masat e duhura”, tha Filipçe.

I pyetur se cili është qëndrimi i tij lidhur me deklaratën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese për përdorimin e Ligjit për gjuhët, i cili është miratuar në kohën kur LSDM ishte në pushtet dhe shfuqizimi eventual i këtij ligji mund të kishte pasoja dhe trazira, kryretari i LSDM-së tha se nuk do të komentojë deklaratën e asnjë institucioni tjetër, dhe me sa ka ditur, Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur për përdorimin e përgjithshëm të Ligjit për gjuhët, por për atë të pjesshëm./Telegrafi/

Exit mobile version