Site icon Telegrafi

Filipçe: Gjendja e pacientëve është stabile, testohen 12 të tjerë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp ka informuar rreth gjendjes shëndetësore të personave të infektuar me coronavirus.

Ai tha se të shtrirë në Klinikën për Sëmundje Infektive janë vetëm shtatë persona, ndërsa 12 të tjerë po testohen për infektim të mundshëm, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në Klinikën për Sëmundje Infektive ka 7 pacientë, të gjithë janë me simptoma të lehta, asnjëri nuk ka nevojë për ventilim mekanik. Pacientja e parë ditët e ardhshme do të lëshohet për kurim shtëpiak. Për mometin testohen 12 pacientë, dy prej tyre kanë qenë në Itali. Tetë janë nga Dibra, të cilët janë të afërm të tre pacientëve të infektuar”, tha Filipçe.

Ai shtoi se rezultatet e pacientëve të cilët po testohen, do të jenë gati për disa orë.

Ndërsa në lidhje me masën për lirimin nga puna të njërit prind të cilët kanë fëmijë deri në moshën 10-vjeçare, tha se ajo vlen edhe për sektorin privat edhe për atë publik.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve që informacionet për përhapjen e virusit t’i verifikojnë dhe të mos krijohet panik me lajme të rrejshme./Telegrafi/

Exit mobile version