Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në një konferencë për shtyp deklaroi se gjendja e pacientëve me coronavirus është e qëndrueshme.
Të gjithë 13 pacientët që janë në Klinikë janë në gjendje stabile, vetëm njëra paciente nga Dibra është në gjendje jo të mirë dhe ka problem me frymëmarrjen.
Ministri tha se kemi shtatë pacientë të ri të cilët po testohen për coronavirus, dhe priten rezultatet të dalin gjatë ditës së sotme. Pacientët janë nga Shtipi, Kumanova, Tetova, Kërçova dhe Ohri./Telegrafi/