Telegrafi

Filipçe: Ftojmë opozitën të merr pjesë në ndërtimin e qendrës së re klinike

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i ka bërë thirrje partisë opozitare OBRM-PDUKM që të merr pjesë në grupet e punës për ndërtimin e qendrës së re klinike në Shkup.

Filipçe në kumtesën publike thotë se thirrja është transparente dhe ka për qëllim të tregojë se gjithçka është publike dhe se interesi i vërtetë janë vetëm qytetarët dhe krijimi i klinikës funksionale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të jemi konstruktiv për të mirën e shtetit. E ftojmë OBRM-PDUKM-në të merr pjesë dhe ta ndjek punën e gjitha trupeve të kyçur në projektin për ndërtimin e qendrës së re klinike në Shkup”.

“Kjo është mënyra e vetme që ky projekt i madh të ketë sukses për të mirën e qytetarëve. Së bashku të jemi pjesë e këtij projekti. Në mënyrë transparente dhe bashkërisht të tregojmë se interesi jonë janë qytetarët, e jo mbledhja e pikave politike. Jemi të hapur për bashkëpunim”, thotë Filipçe./Telegrafi/