Site icon Telegrafi

Filipçe: Fituam betejën e parë me coronavirusin, por lufta nuk ka përfunduar

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp theksoi se edhe pse kemi rritje të numrit të të infektuarve, epidemia është nën kontroll.

Filipçe tha se rritja e numrit të të infektuarve vjen si pasojë e takimeve private dhe në festa të ndryshme nëpër shtëpi dhe se Komisioni për Sëmundje Infektive ka dalë me konkludim se rritja e numrit vjen si pasojë e zbutjes së masave.

“Betejën e fituam, por nuk kemi përfunduar me luftën. Në asnjë rast nuk u mbingarkuan kapacitetet tona. Masat kufizuese po lehtësohen gjithkund me qëllim që të kthehet jetesa në normalitet. Komisioni miratoi plan për lehtësimin e masave, por virusi është këtu dhe askush nuk është imun. Coronavirusi do të mbetet këto dhe ne duhet të fitojmë imunitet”, tha Filipçe.

Lexo po ashtu 50 të shëruar dhe 22 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ai bëri të ditur se gjatë shtatorit pritet të ketë valë të re dhe se duhet të jemi të përgatitur./Telegrafi/

Exit mobile version