Epidemia e fruthit e cila na është paraqitur na ka shqetësuar, nuk duhet të lejojmë që të na kthehen disa sëmundje që vite më herët kanë qenë të çrrënjosura nga vendi ynë, tha sot ministri Venko Filipçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Vaksinimi është shumë i rëndësishëm. Epidemia e fruthit e cila na është shfaqur shumë na shqetëson, nuk duhet të lejojmë që të na kthehen sëmundjet të cilat më herët i kemi çrrënjosur nga vendi ynë. Shikoj shumë shembuj të këqij rreth vendeve. Ne kemi nisur një sërë fushatash sepse ne me të vërtetë mendojmë se fëmijët nuk kanë absolutisht asnjë rrezik nga vaksinimi, as nuk mund të sjellë asgjë lidhje me ndonjë çrregullim shëndetësor. Janë vetëm disa anti fushatat që bazohen në të dhëna të pasakta”, tha Filipçe.
Ministri Filipçe, gjatë ndarjes së shpërblimeve nga konkursi artet e bukura me temë “Duar të pastër-Shëndet të mirë”, ku tha fëmijëve se mbajtja e pastërtisë është shumë e rëndësishme për shëndetin./Telegrafi/