Site icon Telegrafi

Filipçe: E punësuara në shtëpinë për të moshuar ka rezultuar pozitive me Covid-19

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se një pastruese në një shtëpi për pleq në lagjen Gjorqe Petrov në Shkup ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ai njoftoi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe se në të ardhmen e afërt institucionet shëndetësore do të realizojnë testime në të gjitha shtëpitë që shërbejnë për përkujdesje të personave të moshuar.

“Është diagnostikuari një e punësuar, që punon si pastruese. Është bërë testim dhe ka rezultuar pozitive, është bërë vlerësim, është bërë edhe anketë epidemiologjike. Një pjesë e të punësuarve janë në vetizolim. Do të bëhet testim serologjik në të gjithë shtëpitë për pleq”, tha mes tjerash Filipçe.

Exit mobile version