Telegrafi

Filipçe: Duhet të kemi kujdes

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në rrjetin social ‘Facebook’ tha se “duhet të vazhdojmë të kemi kujdes, të rrimë në shtëpi, të mbajmë largësi dhe të mbajmë pajisje mbrojtëse”.

“Të jemi të përgjegjshëm, ta mbrojmë veten dhe më të afërmit tonë”, shkruan Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se rezultatet e mira janë meritë e secili qytetar i cili respekton masat dhe mbron shëndetin publik./Telegrafi/