“Duhen reforma thelbësore në drejtësi dhe këtë presin qytetarët. Por reforma që do të nënkuptojnë një gjyqësor të pavarur dhe efikas që do të sigurojë drejtësi. Nuk duhet të lejojmë që drejtësia që qytetarët kërkojnë të kthehet në një partizim dhe pushtim të ri përmes largimit të Këshillit Gjyqësor nga qeveria”.
Këtë e tha kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, pas njoftimit nga kryeministri Hristijan Mickoski, se deputetët e OBRM-PDUKM-së do të dorëzojnë iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.
Filipçe tha se LSDM kërkon që hapat dhe reformat e ardhshme në gjyqësor të bëhen me konsensus të të gjitha partive në Kuvend.
“Nevojitet një qasje kombëtare, jopartiake që do të sigurojë reforma në përputhje me rekomandimet evropiane. Kjo kërkon formimin e një grupi të përbashkët pune në Kuvend që do të përcaktojë, kontrollojë dhe zbatojë bashkërisht reformat në këtë segment të ndjeshëm. Nëse OBRM-PDUKM ka një qëllim të sinqertë, do ta pranojë këtë. Përndryshe, do të thoshte se ata kanë qëllime krejtësisht të ndryshme”, thotë Filipçe.