Telegrafi

“Filipçe dhe ekipi që udhëheq me Qendrën klinike të mos arsyetohen me qeverisjen e kaluar”

Nga partia politike Unioni Demokratik Qytetar nëpërmjet një njoftimi thonë se në Repartin e  kirurgjisë ka deponi të egër që me siguri ka mbetje mjekësore.

“Hyrja në mjekësinë e brendshme, që duhet të ketë institucion shëndetësor më ne reputacion në Maqedoni është me tabelë të thyer”, thuhet në njoftimin e kësaj partie duke shtuar se klinika për sëmundjen e syve mund të “lavdërohet” me dritaret e thyera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, në klinikën e fëmijëve ka fabrikë me oxhaqe dhe e njëjta aktivisht e ndot ajrin në afërsi të fëmijëve të sëmurë.

Ata thonë se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ekipi që udhëheq me Qendrën klinike të mos arsyetohen nga qeverisja e kaluar dhe mungesë të mjeteve për shkak se, për t’u zgjidhur problemet, siç cekin ata nuk janë të nevojshme shumë para, por dëshirë për të punuar diçka për qytetarët.

“Z. Filipçe, mjaft kohë jeni ministër, s’keni hapësirë për arsyetim”, thonë nga kjo parti duke kërkuar përgjegjësi nga kjo situatë, përkatësisht për kren e ministrisë së Shëndetësisë, Venko Filipçe./Telegrafi/