Site icon Telegrafi

Filipçe: Deri këtu na kanë sjellë politikat shkatërruese të OBRM-PDUKM-së

Ministri e Shëndetësisë, Venko Filipçe e ka akuzuar qeverinë e kaluar të OBRM-PDUKM-së për atë se epidemia e fruthit sot ka marrë viktimën e tretë, ku vdiq një fëmijë trembëdhjetë muajsh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për fat të keq ka tre raste të vdekjeve, duhet të them se më vjen keq, por deri këtu na kanë sjellë politikat e shkatërruese të OBRM-PDUKM-së. Pikërisht këto politika shkatërruese të qeverisë së kaluar në pushtet na kanë sjellë deri këtu, si dhe fushatat e bëra kundër vaksinimit”, tha ministri në intervistë për “1Tv”.

Siç tha Filipçe, dy nga fëmijët e vdekur nuk kanë mundur të vaksinohen, njëra për shkaqe shëndetësore, ndërsa tjetra për shkak se ka qenë shumë e vogël.

Ai shtoi se çdo ditë ka nga 4-5 raste të reja e të sëmurëve. Komisioni për sëmundje infektive, nga nesër kanë vendosur që t’u bëjnë thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre gjashtë muajsh të cilët nuk janë vaksinuar./Telegrafi/

Exit mobile version