Site icon Telegrafi

“Filipçe bën ndryshime të rregullores së ligjit që të ketë zv. drejtor në Agjensionin për barna”

U ndryshua Ligji për ilaçe për të hapur një mundësi ligjore për emërimin e një zv. drejtori në Agjencinë për Barna. Iniciuesi për ndryshimin e rregullores ligjore është Ministria e Shëndetësisë, e konfirmojnë nga ky institucion për “Tv Nova”.

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e produkteve medicinale dhe pajisjeve medicinale tashmë është shpallur në Ener të Qeverisë, mjet përmes të cilit përmes paraqitjes së propozimeve, mendimeve dhe vërejtjeve mund të përfshihen palët e interesuara në hartimin e rregullores.

“Po është e vërtetë. Është paralajmëruar shpallja e Ener të Qeverisë, pas së cilës do të shkojë në vlerësimin e rregullores, pra në procedurën parlamentare”, konfirmojnë nga zyra e ministrit Filipçe.

Në projektligji e paraqitur të Qeverisë theksohet se “nga përvoja e fituar të deri më tanishme në zbatimin e ligjit në pjesën e punës së drejtorit dhe në funksionimin e Agjencisë, konstatohet se në mungesën e një zëvendësi, në mungesën eventuale të Drejtorit shfaqet një problem në precizimin e punëve”.

Në Agjencinë për barna deri më tani nuk ka pasur zv. drejtor. Burimet nga atje thonë se nuk ka pasur nevojë për këtë sepse se edhe po të udhëtoj drejtori për disa ditë, procedurat që kryhen atje janë afatgjate dhe nuk kërkojnë asnjë urgjencë. Mbi të gjitha, ekspertët thonë se nuk ka çka të punoj zv. drejtori kur drejtori është këtu. /Telegrafi/

Exit mobile version