Tani në vendin tonë nuk ka asnjë pacientë që pret për ilaçe me sëmundje maline. Ka 30 terapi më bashkëkohore dhe të gjithë ilaçet kanë certifikatë origjinale, deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ai tha se në sferën e kancerit të gjirit, kemi një lexim të dyfishtë të imazheve të mamografisë që zvogëlon ndjeshëm rrezikun e keqinterpretimit. Në fushën e kancerit të qafës së mitrës kemi vaksinën katërfish më të moderuar që gjithnjë e më shumë vajza të reja po tregojnë interes për tu vaksinuar.
Ministri tha se participimi i plotë mbulohet nga shteti.
“I gjithë participimi mbulohet nga shteti. Asnjë pacientë që ka sëmundje maline jo vetëm për procesin e trajtimit, por edhe për kontrolle nuk paguajnë participim. Nga ana e Fondit për Sigurim Shëndetësorë janë dhënë pajisje ortopedike – sytjena dhe byzylyk për pacientët që janë operuar nga kanceri i gjirit”, tha Venko Filipçe./Telegrafi/