Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha se nga shkurti i vitit të ardhshëm, pagat e mjekëve specialistë do të rriten për 25% ndërsa pagat e infermiereve do të rriten për 10%.
Filipçe theksoi se bashkërisht me rritjet e vitit 2018 paga e mjekut specialist është rritur për 40% ndërsa infermieret diku mes 35 dhe 38%, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Bashkërisht me rritjen e pagës për ndrimin e natës, që nga vitit 2018 u rritën për një ditë pune dyfish, ndërsa për ditën e diel dhe për festa trefish, tani pagat e mjekut specialist në Qendër Klinike, në klinikat kirurgjike dhe interne do të arrijë dhe tek disa do të tejkalojë 100.000 denarë”, tha Filipçe.
Jashtë kësaj marrëveshje mbeten administratorët në sektorin e shëndetësisë të cilët pavarësisht kërkesave të tyre nuk arritën që të përfshihen në këtë marrëveshje për rritjen e pagave në shëndetësi./Telegrafi/