Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot në një konferencë për shtyp dha mendimin e tij për mungesën e stafit mjekësor në Maqedoni.
Siç thotë ai, është një sistem i mirë rotacioni ku mjekë nga qytete të tjera shkojnë për të ndihmuar spitalet e tjera në të gjithë vendin.
“Anesteziologët mungojnë kudo në Evropë, dhe kështu është edhe tek ne. Përveç mjekëve të rinj që pranohen tani, duhet të jemi të vetëdijshëm se kërkon shumë kohë për të arritur në specializim. Do të duhet kohë. Ne i lejuam mjekët specialistë të jenë në gjendje të bëjnë rotacion dhe të ofrojnë shërbimin e duhur”, tha Filipçe./Telegrafi/