Telegrafi

Filipçe: Administrata në shëndetësi kishte rritje të pagave në dy raste

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për AIM deklaroi se “administrata shëndetësore kishte rritje të pagave në dy raste deri më tani”.

“Një herë vjet kur janë rritur të gjitha pagat në shëndetësi dhe njëherë sivjet me rritjen e pagave në adminisratë”, tha Filipçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski është biseduar për mënyrat se si mund të ndajnë administratën shëndetësore nga administrata e thjeshtë.

Lexo po ashtu Shkup, administrata e kompleksit klinik ‘Nëna Tereza’ proteston për paga më të larta

“Kishim mbledhje edhe me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Mançevski dhe me një grup punues nga administrata. Ua thamë idenë, dhe ata janë të përfshirë. Për momentin administratën tonë nuk mund ta ndajmë nga sektorët tjerë”, tha mes tjerash Filipçe.

Ai theksoi se do të vazhdojë me komunikim me ta që të gjendet zgjidhje