Site icon Telegrafi

Filipçe: 80 punësime të reja në Spitalin Klinik në Manastir

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sot ishte në vizitë në Spitalin Klinik në Manastir, kur së shpejti do të punësohen 80 mjek dhe personel mjekësor, ndërsa në fazën finale është ndërtimi e instalimit të përshpejtimit linear në këtë pjesë të vendit. Spitali i Manastir do të jetë spitali i parë ku do të ndërrohet piloti – projekti për inçizimin e rezonancës magnetike 24 orë.

“Pas shumë kohë të gjate në këtë Spital do të punësohet 80 persona, nga ku 30 janë mjek dhe të tjerët janë kuadër mjekësor dhe shume pak punëtorë tjerë. Konsiderojmë se kuadri duhet të përforcohet, se atë duhet t’ua ofrojmë mjekëve të ri me qëllim që të edukohen dhe të mbeten në vendin tonë”, tha Filipçe pas takimit me drejtuesit e Spitalit të Manastirit.

Duke marrë parasysh se interesi është më i madh për vendet e ofruara për punësim, ai tha se në takim është biseduar që të kërkohen edhe më shumë vende, kryesisht për mjek, që do të bëhet muajin e ardhshëm.

“Deri vitin e ri duhet marrë parasysh se me vendet plotësuese në spital nuk do të ketë mjetet e saja, do të ndajmë mjete nga buxhet që të punësohet edhe 100 persona të cilët më shumë janë mjek dhe motra medicinale”, tha Filipçe./Telegrafi/

Exit mobile version