Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp ka raportuar për gjendjen me coronavirusin në vend.
Ai tha se në 24 orët e fundit janë bërë 868 testime, ndërsa janë konfirmuar 67 raste të reja me Covid-19. Ai tha se është regjistruar edhe një viktimë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri Filipçe informoi se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 25 pacientë nga coronavirusi.
Ai tha se gjatë orëve në vijim do të bëhen të ditura edhe detaje tjera në lidhje me rastet e reja me coronavirus, duke shtuar se priten të dhëna edhe nga një laboratori./Telegrafi/