Telegrafi

Filipçe: 12 milion denarë mbetën të pashpenzuara, mund të përsëritet furnizimi i automjeteve të ndihmës së shpejtë

Deri në fund të këtij muaji duhet të arrijnë 12 automjetet e ndihmës së shpejtë.

Gjysma prej tyre do të mbesin në Shkup, me çka do të dyfishohet numri i automjeteve të ndihmës së shpejtë, ndërsa gjashtë të tjerat do të ndahen te qytetet ku do të vërtetohet mungesë e këtyre automjeteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se do të ketë procedurë të re për furnizimin e automjeteve të ndihmës së shpejtë dhe se kanë mbetur të pashpenzuara para nga furnizimi i tanishëm.

“Kemi parashikuar 30 milion denarë, por në ankandin e 12 automjeteve të reja u shpenzuan 18 milion denarë. Paratë që kanë mbetur mund të shpenzohen vetëm në automjete, kështu që do të përsëritet përsëri procedura. Në disponim kemi edhe 18 milion denarë”, tha i pari i ministrisë së Shëndetësisë, Veko Filipçe./Telegrafi/