Telegrafi

Filip Petrovski paralajmëron kandidaturën për kryetar të OBRM-PDUKM-së (Video)

Në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal 5, Filip Petrovski parlajmëroi se do të kandidohet për kryetar të OBRM-PDUKM-së, edhe pse tha se pëballet me shtypje nga ‘pallati’, duke iu referuar selisë së partisë.

Petrovski thotë se është vendosur për këtë hap pas një analize dhe konsultimi me familjen dhe anëtarësinë e partisë dhe thotë se përkrahje të madhe gëzon nga diaspora.

Sot Komiteti Qendror i OBRM-PDUKM-së do të ketë mbledhje ku nisma për reforma në OBRM-PDUKM, FRODEM, Forumi i Patriotëve Mendjehapur, Bashkimi i Veteranëve dhe disa fraksione të tjera të dala nga OBRM-PDUKM-ja janë bashkuar për të dalë me një kandidat të përbashkët./Telegrafi/