Bashkësia ekonomike e interesit për transport rrugor Komunikacioni i Maqedonisë (AMERIT) e hapi filialin e 10-të, i cili gjendet në hyrje të Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Orari i punës është prej 08:30 deri në 16:30, ndërsa transportuesit rrugorë do të mund të ngrenë dhe shkarkojnë TIR karnetë, dokumente të udhëtimit për transportuesit e mallrave të cilat i shfrytëzojnë për kalim të sigurt dhe të shpejtë të vendkalimeve kufitare pa hapjen e automjeteve dhe për transit nëpër shtetet nëpër të cilat transportojnë.
Filialet, transportuesve rrugor të Maqedonisë përveç TIR karnetëve iu ofrojnë edhe një sërë shërbimesh siç janë kërkesa për kartela tahografike, paraqitje për trajnime që i kryen Qendra për trajnim të AMERIT shtrim i kërkesave për letra garantuese për viza ruse dhe informacione në lidhje me transportin vendor dhe ndërkombëtar. /Telegrafi/