Site icon Telegrafi

Filhrmonia mban koncertin e parë të sezonit të ri

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë sot në mbrëmje koncertin e parë të sezonit të ri në Prishtinë. Koncerti do të udhëhiqet nga dirigjenti kosovar Astrit Pallaska.

Programi i cili është përgatitur për publikun, sjellë vepra të muzikës vokale nga epoka të ndryshme stilistike. Mes tjerësh në program janë përfshirë vepra nga: Anton Bruckner, Eric Whitacre dhe Carlos Alberto Pinto Fonseca.

Në koncert do të interpretohet edhe “Mesha e Agimit” për kor dhe orkestër harqesh nga kompozitori norvegjez Ola Gjeilo, ndërsa do të interpretohet edhe premiera e veprës më të re të kompozitorit kosovar Drinor Zymberi.

Koncerti do të mbahet nga ora 20:00 në kishën katolike “Shën Ndou” në Prishtinë.

Filharmonia e Kosovës hapi sezonin 2017/18 më 1 tetor me koncertin e Orkestrës së Filharmonisë me solistët mysafir, pianisten Maria Meerovitch, trumbetistin Sergei Nakariakov dhe dirigjentin Boian Videnoff. /kp/

Exit mobile version