Site icon Telegrafi

Filharmonia e Maqedonisë sot do të mbajë koncert në Shtëpinë e ARM-së

Filharmonia e Maqedonisë sot në Shtëpinë e ARM-së do të mbajë koncert simfonik ‘Korna e Mozartit’, në të cilin si solist do të paraqitet kornisti i parë nga Filharmonia prestigjoze e Berlinit, Steffan Dor nga Gjermania, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një nga kornistë më të kërkuar në Evropë dhe në botë, për publikun e Maqedonisë do të performojë dy koncerte për kornë dhe orkestër nr.1 dhe nr.4 nga Mozarti, njofton AIM.

Dirigjent i koncertit është Bojan Canev, kurse orkestra e Filharmonisë së Maqedonisë do t’i performojë edhe veprat komplekse-poema simfonike ‘Ishulli i të vdekurve’ nga Sergej Rahmanjinov dhe fragmente nga baleti ‘Spartak’ nga Aram Haçaturijan. /Telegrafi/

Exit mobile version