Site icon Telegrafi

Filharmonia e Maqedonisë performon sonte në shtëpinë e ARM-së

Sonte në shtëpinë e ARM-së, Filharmonia e Maqedonisë do të mbajë koncert të titulluar ‘Groteska’ në të cilin do të performojë muzikë filmike nga filma të njohur rus.

Orkestra nën dirigjimin e Emill Tabakovit nga Bullgaria do të performojë dy veprat tejet atraktive të cilat për herë të parë do të kumboj në skenën muzikore të Maqedonisë. Bëhet fjalë për kompozicion orkestral ‘Gogol’ si dhe për kompozicionin orkestral ‘Thumbuesi’ nga mjeshtërit muzikor rusë Alfred Shnitke dhe Dimitrij Shostakoviç.

Hyrja do të jetë me bileta dhe kushton 300 denarë dhe mund të blihen në biletarinë e shtëpisë së ARM-së ose përmes web faqes www.mktickests.mk /Telegrafi/

Exit mobile version