Përbërësit:
▪ 200 gr filetë viçi (1 copë)
▪ 1 kokërr mollë
▪ 100 ml verë të kuqe
▪ Rozmarinë
▪ Hudhër
▪ Vaj ulliri
▪ Kripë
▪ Piper
Përgatitja:
Presim filetën e viçit të trashë. E marinojmë me kripë të trashë dhe piper të sapobluar.
Në një tigan hedhim vaj ulliri, 1 thelbi hudhër të shtypur, 1 degë rozmarinë të freskët, ta cilat i skuqim.
Pasi e gatuajmë në të dy krahët filetën e viçit, në temperaturë të lartë që të ruajmë lëngjet brenda filetës, e shuajmë me verë të kuqe.
Heqim filetën dhe në lëngun e mbetur shtojmë mollët e prera në feta që i gatuajmë për pak minuta.
Në fund i servirim bashkë me filetën, ashtu si në foto. /Telegrafi/