Përbërësit:
▪ 2 mollë të gjelbra
▪ 4 fileta viçi
▪ 2 lugë gjelle gjalpë
▪ 2 lugë gjelle mjaltë
▪ 2 filxhan kafeje me konjak
▪ kanellë
▪ 1 filxhan kafeje ujë
Përgatitja:
Fillimisht marinojmë filetët e viçit me kripë, piper dhe pak vaj ulliri. Shtojmë pak vaj ulliri në tigan dhe filetat i skuqim pak nga të dyja anët.
Pasi të kenë marrë një skuqje të lehtë i shuajmë me konjak dhe më pas i lëmë pak sa të avullojë konjaku. I shtojmë një filxhan kafe ujë dhe i lëmë derisa të marrin skuqjen përfundimtare.
Në një tigan tjetër shtojmë 2 lugë gjelle gjalpë dhe kalojmë mollët që i kemi qëruar dhe prerë në feta të holla më parë. Shtojmë edhe pak kanellë pluhur. Më pas shtojmë një filxhan konjak.
E lëmë të avullojë pak dhe i shtojmë filxhanin e kafesë me ujë. Pastaj shtojmë 2 lugë gjelle mjaltë dhe e lëmë derisa lëngu të karamelizohet.
Në pjatë fillimisht vendosim mishin dhe pastaj shtojmë mollët me salcën e karamelizuar. /Telegrafi/