Site icon Telegrafi

Filetë toni me domate dhe fasule

Nevojiten:

▪ 2 filetë toni me peshë rreth 170 gr secila
▪ 3 lugë gjelle vaj ulliri
▪ 2 lugë gjelle limon
▪ 1 thelbi hudhër e grirë
▪ 1 lugë gjelle gjethe rozmarine të grira
▪ 1 konservë fasule të ziera, të kulluara
▪ 10 domate të vogla të prera në 4 copa
▪ ½ qepë e kuqe e prerë në feta të holla
▪ 50 gr rukola
▪ 1 lugë çaji mustardë
▪ 1 lugë çaji mjaltë
▪ kripë, piper i bluar në moment

Përgatitja:

Marinojmë filetat me hudhër, rozmarinë, 1 lugë gjelle lëng limoni dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri. I lëmë të rrinë në frigorifer për të paktën 30 minuta.

Hedhim fasulet me domatet, qepën dhe rukolën në një tas. Shtojmë vajin e ullirit, lëngun e limonit, mustardën, mjaltin, pak kripë dhe piper. I përziejmë lehtë.

I pjekim filetat e tonit në skarë ose tigan shumë të nxehtë për rreth një minutë nga secila anë. I shërbejmë filetat të shoqëruara me sallatën që përgatitëm. /Telegrafi/
 

Exit mobile version