Site icon Telegrafi

Filetë salmoni me verë të bardhë

Përbërësit për 2 persona:

• 2 fileto salmoni ( rreth 300 gr)
• 1-2 thelpinj hudhre
• pak vaj ulliri
• 1/2 gote verë të bardhë
• pak kripë
• pak piper

Përgatitja

Marrim salmonin dhe e pastrojmë dhe e lajmë mirë.

Në një tigan me vaj vendosim fetat e salmonit. I skuqim mirë nga të dyja anët. Shtojmë thelpinjtë e hudhrës.

I shuajmë me verë të bardhë, i hedhim kripë, piper dhe mbulojmë tiganin me kapak. Ulim zjarrin dhe i lemë të piqen me zjarr të ngadaltë përreth 10-15 minuta.

Pasi salmoni është pjekur vendoseni me kujdes nëpër pjata duke e shoqëruar me feta limoni.

Shërbeni salmonin me oriz, një sallatë të freskët ose perime të ziera. /Telegrafi/
 

Exit mobile version