Site icon Telegrafi

Fileta viçi në salcë me verë të kuqe

Përbërësit:

* 700 gr feta të vogla viçi
* 1/4 filxhan çaji djathë i përzier me lloje të ndryshme (Parmixhan)
* 2 thelpinj hudhër, të grirë hollë
* 2 lugë rozmarinë të freskët
* 1/3 filxhan vaj ulliri
* 1 filxhan verë e kuqe e athët
* 1 karotë, e copëtuar imët
* 1/2 qepë, e copëtuar imët
* 1 kërcell selino, i copëtuar imët
* 2 gota salcë domate
* kripë dhe piper
* 1/4 filxhan me majdanoz të freskët të copëtuar

Përgatitja:

Rrihni çdo pjesë të mishit në feta të holla dhe përhapni mbi to pak hudhër të grirë, rozmarinë të copëtuar dhe djathë (mbi çdo fetë).

Nxehni në zjarr në një tigan të madh dhe fërgojini të gjithë copat mirë nga të gjitha anët, për rreth 3-4 minuta.

Në një tigan tjetër vendosni perimet: qepë, karota, selino.
Fërgojini përsëri derisa perimet të zbuten, pastaj shtoni verën dhe fërgojini derisa ajo të përgjysmohet, duke i trazuar herë pas here.
Më pas shtoni salcën e domateve dhe kripën e piperin.

Gatuani me zjarr të ulët, derisa prevedeja të fillojë të trashet, rreth 5 minuta.
Lërini me zjarr të ulët për 20 minuta.
Shtoni majdanoz të freskët dhe gatuani me zjarr të nxehtë për rreth 3-4 minuta.

Shërbejeni të nxehtë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version