Përbërësit:
▪ fileta merluci
▪ 1 lulelakër
▪ 1 qepë e kuqe
▪ 1 tufë qepë të njoma
▪ vaj ulliri ekstra i virgjër
▪ 2 patate
▪ kripë, piper dhe kopër
▪ 1 lugë çaji piper i kuq
Përgatitja:
Zieni lulelakrën dhe patatet për rreth 20 minuta.
Me një patate dhe gjysmën e lulelakrës përgatisni një pure së cilës i shtoni 20 mililitra vaj ulliri.
Lani koprën dhe qepën e njomë dhe lërini të thahen, duke i spërkatur me vaj ulliri.
Ndërkohë në një letër kuzhine vendosim filetat e merlucit të cilat i spërkasim me kripë, piper dhe i vendosim për pjekje për rreth 10 minuta.
Shërbehen me purenë e përgatitur, qepët e marinuara me erëza, piper të kuq dhe pjesën e mbetur të patates dhe lulelakrës të prera në kubikë.