Site icon Telegrafi

File viçi me perime

Nëse jeni adhurues i mishit dhe i perimeve, atëherë ua rekomandojmë këtë recetë, të cilën mund ta shoqëroni edhe me një sos të kërpudhave.

Përgatitja e mishit:
Mishi marinohet me vaj ulliri, krip, vegetë, biber të kuq, biber të zi, me disa thelbin hudhre dhe me mentë të freskët.

Mishin e marinuar e përzieni me zarzavate dhe pastaj e vendosni në tigan, duke i shtuar:
– 6 patate
– 2 karrota
– 1 qepë
– 1 spec
– kripë dhe vegetë
– majdanoz të freskët dhe rozmarinë

Këto të gjitha fërgohen në vaj ulliri, me një temperaturë jo shumë të lartë.

Sosi i kërpudhave: 1 qepë fërgohet në vaj ulliri dhe pastaj i shtohen kërpudhat dhe lihen të skuqen. I shtohet një hoplla dhe pasi që të trashet sosi, i shtohet veget, biber i zi, borzilok,mente dhe majdanoz i freskët. /KP/Telegrafi/

Exit mobile version