Site icon Telegrafi

Filarmonia me koncert premierë në 15 vjetorin e themelimit të saj (Video)

Organizatorët kanë bërë të ditur se koncerti është një ekskluzivitet, ku do të luhen disa nga simfonitë më me vlerë dhe më të vështira të repertorit të tyre.

Do te luhet uvertura “Poet dhe fshatar” nga Franc Supe, e përkthyer në gjuhën shqipe.

Pianistja aktive kosovare, Lule Elezi, në solo do të luajë simfoninë e 5-të në S-dur nga Betoven, ndërsa simfonia e tretë dhe e fundit për këtë mbrëmje do të jetë “Simfonia e 4-të nga Feliks Mendelsoni.

Hapësira e vogël e sallës, ku do të mbahet koncerti, mbetet problem i Filarmonisë së Kosovës. Në këtë pikë drejtuesit e Filarmonisë janë shprehur optimistë për të ardhmen, pasi që kanë marrë premtime nga Ministria e Kulturës… dhe Komuna e Prishtinës.

Për dallim nga vitet e tjera Filarmonia e Kosovës, për sivjet ka vendosur që të organizojë nga dy koncerte brenda një muaji. /koha.net/

Exit mobile version