Telegrafi

Filarmonia e Maqedonisë lëshon në shitje biletat për hapjen solemne të sallës së re

Filarmonia e Maqedonisë kumtoi se prej sot do të lëshohen në shitje biletat për hapjen solemne të sallës së re të koncerteve më 21 maj. Biletat do të jenë me çmim prej 2.500 dhe 3.000 denarë dhe mund të furnizohen në biletarinë e Shtëpisë së ARM-së, çdo ditë prej orës 10:00 deri në orën 16:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Koncerti me të cilin do të shënohet hapja e tempullit të ri muzikor të Filarmonisë së Maqedonisë, do të mbahet më 21 maj (e diel) me fillim në orën 19:00. Filarmonia e Maqedonisë për këtë një moment mjaft të rëndësishëm historik për kulturën tonë, organizon koncert ekskluziv, unik, në të cilin si solist do të performojë pianisti i Maqedonisë dhe i njohur ndërkombëtarisht, Simon Tërpçeski, ndërsa pas pultit dirigjues do të jetë njëri prej dirigjentëve më të mirë të të gjitha kohërave, maestro Vladimir Ashkenazi’, kumtoi Filarmonia, njofton AIM.

Në koncertin e parë të Filarmonisë në shtëpinë e re do të ekzekutohen vepra të Çajkovskit. /Telegrafi/