Telegrafi

Fiksimi pas video-lojës, e bën futbollistin që ta harrojë këtë bukuroshe (Foto/Video)

Ciro Immobile ka për partnere modelen Jessica Melena, e cila mahnit me dukjen e saj.

Mirëpo, duket se futbollisti e harron këtë fakt kur luan video-lojëra.

Edhe pse ajo e thirr ‘i dashur’, ai nuk i përgjigjet.

 

E dashura e sulmuesit të Lazios e ka publikuar një video, e cila tregon fiksimin e tij pas lojës ‘FIFA 17’.

Ajo dëgjohet duke e thirrur: “I dashur…”, por ai nuk e dëgjon.

Ciro Immobile dhe e dashura e tij, Jessica Melena.

“Mund ta imagjinoni se çfarë po bën? Madje, as që më dëgjon…”, thotë Jessica. /Telegrafi/