Telegrafi

Fikrih Hasani kandidat PDK-së për kryetar të Shtërpcës

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në komunën e Shtërpcës, ka zgjedhur kandidatin për kryetar komune në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se Fikrih Hasani, do të jetë kandidati i PDK-së, që do të garojë për kryetar të Shtërpcës.

Hasani është njëri ndër themeluesit e degës së PDK në Shtërpcë, gjithashtu dhe aktivist i hershëm i kësaj partie, kurse aktualisht është drejtor i Drejtorisë së Kadastrës në Komunën e Shtërpcës.

Ndërsa sa i përket listës së asamblistëve bartës i saj është, Garip Sahiti./Telegrafi/