Në një postim në Facebook, Shatri nuk ka treguar arsyet e largimit dhe ka falënderuar Plisat për mbështetjen dhe përkrahjen.
Ky është postimi i plotë i Shatrit:
“LAMTUMIRË PRISHTINË!
Kam kokën lartë për atë që bëra për Klubin e Basketbollit “Prishtina” ndër vite, asnjëherë në asnjë kohë nuk i bëra keq, nuk i duartrokita dështimit te saj, nuk gënjeva por thash më të mirën që mos të ja shoh dështimin, sepse ngjyrat bardh e kaltër dhe Prishtina janë një simbol. Nga sot nuk jam pjesë e Prishtinës, për shume arsye…..dhe s’do të thotë të jesh i përjetshëm diku, por e rëndësishme është se asnjëherë nuk u lakova dhe çdo herë mbajta fjalën time!!! Prishtina është shumë e madhe, gjithë të tjerët janë picërrima, duke përfshirë edhe veten time. Faleminderit Prishtina ime, brenda apo jashtë teje, gjithmonëë do ta kesh dashurinë time, falënderimi ju takon edhe Plisave, për mbështetjen dhe përkrahjen e pa kursyer, ju përgjërohem deri në palcë. Se a kemi qenë të drejtë, dje dhe sot, e nesërmja me siguri do ta tregojë të vërtetën!!!!”