Telegrafi

Fikayo Tomori mposht coronavirusin

Milani ka njoftuar se Fikayo Tomori ka rezultuar negativ në testet e fundit për COVID-19.

Para më shumë se një jave, mbrojtësi anglez kishte rezultuar pozitiv, së bashku me Alessio Romagnoli dhe Davide Calabria.

Por, Tomori ka arritur ta mposht coronavirusin dhe do të fillojë të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës.

“AC Milan njofton se Fikayo Tomori ka rezultuar negativ në testin për COVID-19. Lojtari është rikuperuar dhe sot do të rikthehet në stërvitje me bashkëlojtarët”, thuhet në njoftim.

Anglezi është shtyllë në mbrojtjen e Rossonerëve, e padyshim se ky është një lajm fantastik për ta.

Ndeshja e ardhshme e Milanit zhvillohet më 13 janar ndaj Genoas dhe Tomori pritet të jetë së paku në bankën rezervë. /Telegrafi/