Site icon Telegrafi

Fiji humbi dokumentin e pavarësisë

Dokumenti me të cilin më 1970 Britania e Madhe pranoi pavarësinë e këtij kombi të Paqësorit është zhdukur para më shumë se pesë vitesh. Këtë informacion në emër të arkivit shtetëror e konfirmoi Salesia Ikaniwai.

Dokumenti i quajtur Rregullorja e pavarësisë përmban bazat e kushtetutës së Fijit. Ikaniwai deklaroi se ka provuar disa herë ta gjejë këtë dokument por pa sukses.

Princi Charles i Britanisë ia dorëzoi këtë dokument pushtetarëve të këtij shteti. Qeveria e Fijit ka kontaktuar edhe autoritetet britanike duke kërkuar edhe një kopje të dokumentit të pavarësisë. Fiji më 10 tetor festoi 40 vjetorin e pavarësisë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version