Mjekët e një spitali në Kinë, ia kanë dalë me shumë vështirësi t’ia heqin vogëlushit fijen e flokut të nënës, që i ishte mbështjellë për gishtin e madh të dorës së majtë.
Djaloshi dy muajsh qante gjatë tërë kohës, derisa gishti i ishte fryrë shkaku i mungesës së qarkullimit të gjakut, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë, ai është diagnostikuar në moment të fundit dhe mjekët ia kanë dalë ta shpëtojnë pa ia amputuar.
Në fakt, ky është një fenomen klinik shumë i rrallë, që quhet toe tourniquet syndrome dhe i ndodhë fëmijëve që kanë vetëm katër ditë jetë, derisa sa të bëhet 19 muajsh.
Gishtat e tyre të duarve dhe të këmbëve janë aq të vegjël dhe të butë, sa që mjafton një fije e vetme floku t’ju mbështjellët dhe të ndërpresë qarkullimin e gjakut.
Ata janë të shqetësuar dhe qajnë pa pushim, shkaku i dhimbjeve të mëdha dhe mpirjeve që e përfshijnë tërë gjymtyrën. /Telegrafi/