Një moment i pazakontë është filmuar nga kamerat, ku shfaqet një grua e cila fillon ta godas me shpulla një polic të trafikut.
Ngjarja ka ndodhur në Kinë derisa lokacioni i saktë ende nuk dihet, por videoja është postuar në mediat sociale më 31 janar, dhe prej atëherë ka bërë xhiron e botës, transmeton Telegrafi.
Por nervoza e kësaj gruaje u zhvendos tek një kalimtar, i cili po tentonte të ndalonte goditjet që po i jepte policit.
Në video mund të shihet se si gruaja mundohet ta godas edhe kalimtarin e rastit, por në ato momente shfaqet një polic tjetër i cili e përplas për tokë gruan që kishte humbur kontrollin dhe po fyente të gjithë. /Telegrafi/