Telegrafi

Figurë lidhëse mes skuadrës dhe hierarkisë – Milani përgatit një pozitë për Ibrahimovicin

(Foto: Getty Images)

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, thuhet t’ia ketë ofruar Paolo Maldinit mundësinë të qëndrojë si këshilltar, gjë që u refuzuar menjëherë, ndërsa tash dëshiron që ta angazhojë Zlatan Ibrahimovicin në një pozitë menaxheri.

Derisa te Rossonerët po ndodh një revolucion në pozitat udhëheqëse, Calciomercato.com raporton se Maldinit iu ofrua mundësua të kishte një pozitë jo ekzekutive, gjë e cila u konsiderua si ofenduese për legjendën italiane – i cili në vitet e fundit ka qenë njeriu që ka kontrolluar strategjinë e transferimeve dhe negociatat.

I njëjti burim pohon se plani i radhës është angazhimi i Ibrahimovicit si një figurë lidhëse ndërmjet ekipit dhe hierarkisë duke ia dhënë rolin e “menaxherit të klubit”.

Lexo po ashtu Ibrahimovic zgjedh 11-shen më të mirë me bashkëlojtarët që ka luajtur, emëron edhe veten pjesë të formacionit

Sulmuesi legjendar njoftoi të dielën se është pensionuar nga futbolli aktiv dhe pritet të shihet se cili do të jetë hapi i tij i radhës.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e ka thënë edhe më herët se e do Ibran si pjesë të stafit të tij, megjithëse 41-vjeçari nuk është shprehur shumë pro kësaj ideje. /Telegrafi/