Site icon Telegrafi

Figurat publike solidarizohen në ditën ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta (Video)

Për nder të 3 dhjetorit – ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta është realizuar një videoklip me pjesëmarrjen e personazheve publike nga profesione të ndryshme të cilët janë të shoqëruar me persona me nevoja të veçanta.

Autor i projektit “Ti barabartë unë”, Shemsedin Sajhadi, thotë se përzgjedhja e këngës është bërë duke u bazuar në tekstin e këngës, i cili rrëfen për vështerësitë, ëndrrat, pritjet, dhe shpresën që ata nuk e humbin kurrë, pra pikërisht personat me nevoja të veçanta që pavarësisht vështirësive të cilat i hasin vazhdojnë me këmbëngulje t’i marrin gjërat me shumë pozitivitet.

Në pjesën finale të videos, autori i projektit Shemsedin Sajhadi, autori i këngeës, Alban Skenderaj, dhe personi i verbër janë ata të cilët japin mesazhin e fundit shpresëdhënës që “e nesërmja do të jetë më mirë se dje”. Kështu me pjesëmarrjen edhe të Alban Skenderajt me ftesën e Shemsedin Sajhadit përfundon kampanja sensibilizuese e punuar me muaj, me shumë përkushtim e vullnet të madh.

Artistet dhe personat me nevoja të veçanta janë ndarë aq të kënaqur sa që presin me padurim realizimin e projekteve të tjera, kështu duke ndikuar më tepër për ngritjen e vetëdijësimit të shoqërisë për këtë kategori shoqërie.

Kësaj kauze sensibilizuese i janë bashkuar shumë prej figurave publike, duke përfshirë këngëtarë e aktorë të njohur.

Këngëtarët Alban Skënderaj, Blero,  Kida, aktorja Adriana Matoshi, ish-miss Kosova – Agnesa Vuthaj, aktori – Vedat Bajrami nga Stupcat, moderatori nga Rtv 21 – Visar Kalludra, fitues i Big Brother Albania – Vesel Kurtishaj, moderatori nga Klan Kosova – Enur Pakashtica, fitues i The Voice of Albania – Florent Abrashi, moderatori nga KTV – Amir Mjeku, Dj PM, këngëtarët Morena Taraku dhe Blero Muharremi, janë yjet që iu bashkuan kësaj iniciative.

Për fund mesazhi i Sajhadit është që “me realizimin e projekteve të tilla dhe me pjesëmarrjen e artistëve të ndryshëm duke i kontribuar personave të kësaj kategorie, padyshim që mund ta ngrisim vetëdijësimin e popullit që personat me nevoja të veçanta ta ndjejnë vetën të barabartë dhe të vlerësuar dhe fton që të gjithë artistët që sa më shumë të marrin pjesë në këso lloj projektesh. /Telegrafi/

Exit mobile version