Si mbështetje për reformat në sistemin gjyqësor të Maqedonisë, “CreativeAntiCorruption”, ka vendosur disa figura – simbol të drejtësi, para institucioneve shtetërore.
Figurat janë vendosur para Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë Themelore Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Plani ishte që figura e drejtësisë të vendoset para dy partive politike më të mëdha: OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së, të cilat ndodhen në të njëjtën lagje”, thanë organizatorët.
Ata shtuan se pas vendosjes, figurat janë larguar nga institucionet.
“Kjo edhe një herë tregon se drejtësia në vend përplaset me institucionet e Maqedonisë. Qytetarët as që e panë figurën që e vendosën”, thanë organizatorët./Telegrafi/