Telegrafi

Figura bizare në paketimin e shurupit, i la blerësit shumë të hutuar (Foto)

Është në shitje prej vitit 1885 dhe nuk e ka ndryshuar kurrë pamjen e jashtme, por askush deri më tani nuk e ka vërejtur një detaj të pazakontë.

Në ambalazhin e një shurupi, ndodhet ajo që duket sikur të jetë një luan i ngordhur, trupin e së cilit e kanë rrethuar mizat, transmeton Telegrafi.

Duket se luani nuk po flinte, ndërsa pikat janë miza

“Dukej sikur luani po flinte, e kisha pasur gabim” si dhe “do të thotë që po konsumojmë shurup, nga luani i dekompozuar” ishin dy prej komenteve të shumta.

Blerësit janë shprehur të shqetësuar, duke e cilësuar si ‘të errët dhe shumë të vrazhdë’, por se nuk do ndalojnë së bleri. /Telegrafi/