Është në shitje prej vitit 1885 dhe nuk e ka ndryshuar kurrë pamjen e jashtme, por askush deri më tani nuk e ka vërejtur një detaj të pazakontë.
Në ambalazhin e një shurupi, ndodhet ajo që duket sikur të jetë një luan i ngordhur, trupin e së cilit e kanë rrethuar mizat, transmeton Telegrafi.
“Dukej sikur luani po flinte, e kisha pasur gabim” si dhe “do të thotë që po konsumojmë shurup, nga luani i dekompozuar” ishin dy prej komenteve të shumta.
Blerësit janë shprehur të shqetësuar, duke e cilësuar si ‘të errët dhe shumë të vrazhdë’, por se nuk do ndalojnë së bleri. /Telegrafi/