Telegrafi

Figo shpreson që të zgjidhet situata me Sneijderin

Situata me Sneijderin po i mundon të gjithë tifozët e Interit, të cilët me padurim po e presin rikthimin e tij në fushë dhe Figo shpreson që kjo sagë të përfundojë sa më shpejt.
”Të shohësh një situatë të tillë, është e vështirë për të gjithë ekipin dhe për lojtarin. Shpresojmë që të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme”.
”Gjatë muajit shkurt, ekipi do të ketë nevojë për të që ta çojë përpara. Por, gjithçka do të vendoset nga trajneri”, ka thënë legjenda portugeze, Figo./Telegrafi/