Site icon Telegrafi

Figo ka disa fjalë për Portugalinë

Legjenda portugeze, Luis Figo është duke qëndruar në Francë përkrahë Kombëtares së tij.

Dikur njeriu kryesor i portugezëve, sot si një legjendë po i motivon futbollistët e rinj për ta fituar Kampionatin Evropian pasi në finale do të ndeshen me Francën.

Figo ka thënë se skuadra ka marrë vetën ndeshje pas ndeshje dhe është e gatshme për triumfin në finale.

“Është e vërtetë se njerëzit kanë pasur shumë dyshime për skuadrën, por ajo që më ka pëlqyer është se ndeshje pas ndeshjeje ata kanë fituar edhe më shumë besim dhe përkrahjen e tifozëve”.

“Ekipi ka punuar shumë i qetë, ka qëndruar larg fjalëve dhe në fund lojtarët dhe trajneri i kanë bindur portugezët se ky ekip ka shumë cilësi dhe mund t’u dhurojë një trofe të rëndësishëm”, ka përfunduar Figo. /Telegrafi/

Exit mobile version